Informacione dhe Njoftime

Ketu do te mund te gjeni informacionet e nevojshme ne lidhje me arsimin ne Kukes

» Certifikimi i Mėsuesve


» Kualifikimi i Mėsuesve

Edukator nė arsimin parashkollor mund tė jetė njė person i cili ėshtė diplomuar nė shkollat e larta publike ose private tė akredituar tė mėsuesisė. Mėsues nė arsimin bazė dhe nė gjimnaz mund tė jetė njė person i cili ėshtė diplomuar nė shkollat e larta publike ose private tė akredituar tė mėsuesisė. Mėsues i arteve mund tė jetė njė person i cili ėshtė diplomuar nė Akademinė e Arteve. Mėsuesi i edukimit fizik mund tė jetė njė person i cili ėshtė diplomuar nė Akademinė e Sporteve. Mėsues i nxėnėsve me nevoja tė veēanta mund tė jetė njė person i cili ėshtė diplomuar nė njė shkollė tė lartė tė mėsuesisė dhe ka kryer kurse specializimi nė kėtė fushė. Procesit tė kualifikimit i nėnshtrohen dhe mėsuesit e arsimit profesional. Mėsuesit kualifikohen edhe gjatė karrierės sė tyre. Ata kalojnė nėpėr tri shkallė tė kualifikimit tė vazhduar, pėrkatėsisht pas 5, 10 dhe 20 vjet stazh nė punė. Kualifikimi i vazhduar zhvillohet dy etapa: Etapa e parė: Portofoli profesional i mėsuesit, i cili pėrmban CV, dhe dokumente dhe certifikata tė fituara gjatė periudhės nė fjalė. Portofoli vlerėsohet nga njė komision i ngritur pranė DAR/ZA-sė ku mėsuesi punon. Etapa e dytė: Testimi i mėsuesit Nė kėtė etapė kalojnė mėsuesit qė kanė paraqitur portofolin dhe janė vlerėsuar mbi njė numėr minimal pikėsh. Mėsuesit i nėnshtrohen provimit mbi bazėn e njė testi. Vlerėsimi pėrfundimtar mbėshtetet nė kreditit e grumbulluara dhe rezultatet e testimit. Nėpėrmjet kėtij sistemi, diferencohet paga e mėsuesve sipas meritės profesionale. Njė sistem i ngjashėm po pėrgatitet edhe pėr drejtuesit e shkollave.



» Drejtuesit e Institucioneve Arsimore


» Edukimi pėr karrierėn

Tė dashur mėsues!

Nėpėrmjet kėsaj rubrike, dėshirojmė t'ju vėmė nė dispozicion disa materiale ndihmėse dhe informacione pėr punėn tuaj nė dhėnien e lėndės "Edukim pėr Karrierėn", pėr klasat e nėnta tė shkollave 9-vjeēare. Qėllimi i kėsaj lėnde ėshtė t'u shpjegojė nxėnėsve botėn e punės dhe si ata tė pėrputhin aftėsitė dhe interesat e tyre personale me ofertat e tregut tė punės. Pėr tė arritur kėtė, nevojitet njė pėrshkrim i detajuar i profesioneve ekzistuese dhe shpjegimi i rrugės qė duhet tė ndiqet pėr tė arritur arsimimin i dėshiruar. Krahas orės sė mėsimit, ėshtė e nevojshme tė organizohen takime me prindėrit, vizita nėpėr ndėrmarrje dhe bashkėbisedime nė klasė me pėrfaqėsues tė zyrave mėsimore, si dhe me persona tė profesioneve tė ndryshme. Pėrveē kėsaj, disa shkolla profesionale nė rajonin tuaj ofrojnė informacione nė kuadrin e "Ditėve tė dyerve tė hapura". Pėr ta zgjeruar fushėn e informimit, kemi dhėnė adresat e disa faqe tė vlefshme Interneti. Materialet, qė mund t'i shkarkoni kėtu janė pėrgatitur nė kuadėr tė Projektit, "Arsimi Profesional nė Shqipėrinė Verilindore", qė bazohet nė marrėveshjen mes Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės Federale tė Gjermanisė. Ai financohet nga Ministria Federale Gjermane pėr Bashkėpunim Ekonomik. Pėrgjegjės pėr zbatimin e projektit ėshtė Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. Nėse nė lidhje me kėto materiale keni pyetje ose nėse dėshironi tė kontribuoni nė pėrmirėsimin e tyre, mund tė kontaktoni Z. Agron Pullumbi (apullumbi@mash.gov.al) nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, ose personat pėrgjegjės pėr edukimin pėr karrierėn pranė DAR/ZA.

Ju urojmė shumė suksese nė mėsimdhėnie!



» Kurrikula

Reforma pėr kurrikulėn

Kjo reformė pėrfshin reformimin e programeve, teksteve, mėsimdhėnies, vlerėsimit tė arritjeve tė nxėnėsve, si dhe kualifikim e mėsuesve. Karakteristikat kryesore tė kurrikulės sė re pėr gjimnazin janė: -Kurrikula e re ėshtė e modelit anglo-sakson. Ndarja e kurrikulės nė kurrikulė bėrthamė, e cila ėshtė e detyrueshme pėr tė gjithė nxėnėsit, dhe atė opsionale, duke theksuar kėshtu kurrikulėn me bazė shkolle; -Kurrikula niset nga kompetencat-kyē evropiane tė cilat, nga ana e tyre, zbėrthehen nė synimet pėr disa aftėsi bazale ndėrkurrikulare siē janė tė menduarit kritik dhe ai krijues, menaxhimi i informacionit, aftėsia e tė punuarit nė grup, etj. Kurrikula e re mbėshtetet nė njė dokumentacion kurrikular tė plotė ku pėrfshihen; Korniza kurrikulare, Standardet e fushave tė tė nxėnit, Programet lėndore, Udhėzuesi pėr zbatimin e kurrikulės sė re dhe Udhėzuesi sipas fushave lėndore dhe lėndėve. Nė Arsimin Profesional, reforma kurrikulare ka ēuar nė konceptimin e njė kurrikule dynivelėshe, kurrikulės nė nivel qendror, e hartuar sipas kornizės evropiane tė kualifikimeve dhe KSHK, dhe asaj nė nivel shkollor, qė siguron pėrshtatjen me nevojat lokale tė tregut. Zotėrimi i gjuhės angleze ėshtė deklaruar njė prioritet i arsimit tė mesėm, nė kuadėr tė iniciativės "Shqipėria anglishtfolėse". Mėsimi i gjuhės angleze tani nis mė herėt, qysh nė klasėn e tretė dhe vazhdon deri nė fund tė shkollės sė mesme. Shėrbimi psikologjik nė shkollė ėshtė institucionalizuar. Ky shėrbim ofrohet nė tė gjitha shkollat dhe kopshtet tė zonės urbane dhe gradualisht po punohet pėr shtrirjen e kėtij shėrbimi nė shkollat dhe kopshtet e zonat rurale. Pjesė e reformės kurrikulare ėshtė edhe reforma e teksteve e cila instaloi modelin e teksteve alternative, me pėrzgjedhjen e tė cilėve ka njė rol tė rėndėsishėm vetė shkolla. Reforma e bėri tregun e teksteve tė hapur pėr botues tė vendit dhe tė huaj. Shteti subvencionon koston e paketės sė teksteve drejtpėrdrejt tek prindėrit e nxėnėsve. Sipas politikės sė subvencionit pėr tekstet favorizohet arsimi bazė, familjet me nevoja ekonomike dhe fėmijėt me nevoja tė veēanta. Reforma e kurrikulės u mbėshtet nga shtrirja e IT nė programe dhe funksionimin e shkollės Reforma e vlerėsimit tė arritjeve, si pjesė e reformės sė kurrikulės, konsiston nė zbatimin e MSH dhe tė provimeve tė lirimit. Nė vitin shkollor 2005-2006 filloi funksionimin MSH e cila mbėshtetet nė vlerėsimin e jashtėm me anė tė njė Testi unik nė shkallė vendi. Ajo pėrbėhet nga katėr provime, dy provime tė detyruara, (Matematikė dhe Gjuhė amtare) dhe dy provime me zgjedhje. Rezultatet e arritura me MSH pėrbėjnė 80% tė numrit total tė pikėve, mbi bazėn e tė cilėve pranohen studentėt nė degėt qė dėshirojnė, pėrmes njė sistemi qendror tė pranimeve, (Sistemit Meritė dhe Preferencė). Qė nga viti shkollor 2008-2009, Provimet e Lirimit zhvillohen vetėm me shkrim dhe me administratorė qė janė mėsues tė shkollave tė tjera. Vlerėsimi i testeve bėhet nga komisione me vlerėsues tė jashtėm tė ngritura pranė secilės DAR/ZA. Duke filluar nga viti 2007, provimet zhvillohen vetėm me shkrim, me test tė hartuar nė nivel DAR-i, me administratorė jo mėsues tė shkollės dhe vlerėsim me notė nga mėsues tė jashtėm tė caktuar nga DAR. Ėshtė realizuar reforma e zhvillimit profesional tė mėsuesve e mbėshtetur nė trajnimin modular , tė mėsuesve dhe drejtuesve tė shkollave dhe drejtorive rajonale. Reforma shėnon njė kalim nga sistemi i bazuar kryesisht nė ofertė nė sistemin e bazuar kryesisht nė kėrkesė. Ky ėshtė njė sistem tregu, thuajse i lirė, i trajnimit tė mėsuesve nė punė. Janė hartuar dhe janė nė proces miratimi, draftet e standardeve tė mėsuesve, drejtuesve tė shkollave, mentorėve dhe kėshilltarėve pedagogjikė. Reforma e sistemit tė zhvillimit tė burimeve njerėzore u shoqėrua edhe me ngritjen e njė database tė informatizuar qė pėrmban tė gjitha tė dhėnat profesionale tė punonjėsve.







» ARSIMI PARASHKOLLOR

Edukimi parashkollor nė Republikėn e Shqipėrisė ėshtė publik dhe privat. Ai pėrbėhet nga ēerdhet dhe kopshtet. Ēerdhet janė institucione nė vartėsi tė pushtetit vendor dhe pėrfshijnė fėmijė tė grup moshės (0 - 3) vjeē. Kopshtet janė institucione nė vartėsi tė MASH dhe pėrfshijnė fėmijė tė grup moshės (3 - 6) vjeē. Arsimi parashkollor nuk ėshtė i detyruar. Ka dy lloje kopshtesh, kopshte gjithėditore dhe kopshte gjysmėditore. Kopshtet funksionojnė gjatė gjithė vitit. Procesi mėsimor edukativ nė arsimin parashkollor zhvillohet mbi bazėn e programeve edukative tė miratuara nga MASH. Misioni i kopshtit ėshtė, qė nė bashkėpunim me prindėrit, tė realizojė edukimin dhe zhvillimin e personalitetit tė fėmijėve dhe t'i parapėrgatit ata pėr nė shkollė. Nė kopshtet qė ndodhen nė zonat e banuara nga minoritetet, procesi edukativ dhe mėsimor zhvillohet nė gjuhėn amtare.

» ARSIMI BAZĖ

Arsimi bazė i detyruar synon tė zhvillojė aftėsitė intelektuale, krijuese, praktike dhe fizike tė nxėnėsve, tė zhvillojė personalitetin e tyre dhe t'i pajisė ata me elementet themelore tė kulturės sė pėrgjithshme dhe edukatėn qytetare. Arsimi bazė i detyruar fillon nė moshėn 6 vjeē dhe zgjat 9 vjet. Nxėnėsi ėshtė i detyruar tė ndjekė arsimin bazė deri nė moshėn 16 vjeē. Arsimi bazė ėshtė i njėsuar. Institucionet e tij shtrihen nė tė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė. Shtetasit qė mbushin moshėn 16 vjeē, por qė nuk arrijnė ta pėrfundojnė arsimin bazė, mund ta pėrfundojnė atė nė shkollat me kohė tė shkurtuar. Arsimi bazė pėrbėhet nga dy cikle: Cikli fillor, (klasa I-V) dhe Cikli i mesėm i ulėt, (klasa VI-IX). Arsimimi i nxėnėsve me aftėsi tė kufizuar bėhet nė shkolla speciale, nė klasa speciale brenda shkollave normale ose tė integruar nė klasa normale.

»ARSIMI MESĖM

Arsimi i mesėm nuk ėshtė i detyrueshėm. Arsimi i mesėm nė Republikėn e Shqipėrisė pėrbėhet nga Gjimnazet (me kohė tė plotė dhe tė shkurtuar) si dhe nga Shkollat e mesme profesionale. Gjimnazet me kohė tė plotė. Sipas Ligjit tė Arsimit Parauniversitar Nr. 7952, Neni 30; Gjimnazet publike japin njė kulturė tė pėrgjithshme qė ėshtė zgjerim i njohurive e thellim i kulturės dhe njohurive tė fituara nė shkollat e arsimit bazė. Kohėzgjatja e gjimnazit ėshtė 3 vjet dhe pėrfundon me provimet e Maturės Shtetėrore. Struktura e re e gjimnazit dhe plani i ri mėsimor u zbatuan pėr herė tė parė nė vitin shkollor 2009 -2010. Nė planin mėsimor janė pėrfshirė nėntė fusha si: Artet, Edukimi fizik dhe sportet,Gjuha e huaj (ose gjuhėt e huaj), Gjuha shqipe dhe letėrsia, Karriera dhe aftėsimi pėr jetėn, Matematika, Teknologjia & TIK, Shkencat natyrore dhe Shkencat shoqėrore. Kurrikula e gjimnazit ėshtė e pėrbėrė nga kurrikula bėrthamė dhe kurrikula me zgjedhje. Gjimnazet me kohė tė shkurtuar, shėrbejnė edhe pėr arsimimin e tė rriturve. Kohėzgjatja e studimeve nė gjimnazet me kohė tė shkurtuar, ėshtė 4 vjet dhe ato pėrfundojnė me dhėnien e provimeve tė Maturės Shtetėrore (MSH). Plani mėsimor dhe programet kurrikulare, miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės.



»ARSIMI PROFESIONAL

Arsimi Profesional, vijon mbas Arsimit bazė 9 - vjeēar dhe synon pėrgatitjen e nxėnėsve pėr pėrvetėsimin e njohurive dhe aftėsive profesionale praktike. Ai jo vetėm pėrgatit specialist tė aftė pėr punė, por edhe nxėnės qė mund tė vazhdojnė arsimimin e lartė. Duke filluar nga viti shkollor 2009-2010, Arsimi Profesional funksionon me strukturė tė re mbi bazėn e Ligjit Nr 10011 dt. 30.10.2008, "Pėr disa Ndryshime nė ligjin Nr 8872, dt. 29.3.2002 "Pėr Arsimin dhe Formimin Profesional nė Republikėn e Shqipėrisė", me nivele dhe kohė zgjatje sipas Strukturės sė arsimit nė Republikėn e Shqipėrisė. Struktura e re e arsimit profesional (gjithsej 41 shkolla), bazohet nė strukturėn e kualifikimeve profesionale, tė rekomanduara nga Korniza Shqiptare e Kualifikimeve.

Nė Arsimin Profesional ofrohen shkollime profesionale afatgjata, (2, 3 dhe 4 vjeēare) dhe, duke filluar nga viti shkollor 2009-2010, zbatohet njė strukturė e re arsimore me tri nivele. Kjo strukturė ėshtė nė pėrputhje me Klasifikimin Ndėrkombėtar Standard tė Arsimit (ISCED), me Kornizėn Shqiptare tė Kualifikimeve (KSHK) dhe me Kornizėn Evropiane tė Kualifikimeve (KEK), si mė poshtė:

a) Arsimim Profesional bazė nė Nivelin I (ISCED 3C, Hyrje nė punėsim), i orientuar sipas drejtimeve tė gjera profesionale (22 drejtime), me kohėzgjatje dy vite. Ėshtė ekuivalent me Nivelin II nė KSHK dhe KEK. Ofron certifikatė tė pėrgatitjes bazė profesionale (punonjės gjysmė i kualifikuar /ndihmės) dhe lejon kalimin nė Nivelin II tė AP ose nė tregun e punės. Skeletkurrikulat pėrmbajnė lėndė tė kulturės sė pėrgjithshme (40%), lėndė tė teorisė profesionale (30%), module tė praktikės profesionale (30%), si dhe module praktike me zgjedhje.

b) Arsimim Profesional nė Nivelin II (ISCED 3C), i orientuar sipas disa profileve profesionale pėr ēdo drejtim profesional, me kohėzgjatje 1 vit. Ėshtė ekuivalent me Nivelin III nė KSHK dhe KEK. Ofron certifikatė tė pėrgatitjes profesionale tė punonjėsit tė kualifikuar. Lejon kalimin nė Nivelin III tė AP ose nė tregun e punės. Skeletkurrikulat pėrmbajnė lėndė tė kulturės sė pėrgjithshme (30%), lėndė tė teorisė profesionale (20%), module tė praktikės profesionale (50%) si dhe module praktike me zgjedhje. Pėr nxėnėsit qė preferojnė tė fitojnė maturėn shtetėrore tė pėrgjithshme dhe tė vijojnė studimet e larta nė drejtimet akademike, ofrohet njė "Kurs-kalimi" (1 vjeēar) me pėrmbajtje tė orientuar nga kultura e pėrgjithshme.

c) Arsimim teknik/menaxherial nė Nivelin III (ISCED 3A), i orientuar sipas drejtimeve (ose profileve) profesionale. Ka kohėzgjatje 1 vit. Ėshtė ekuivalent me Nivelin IV nė KSHK dhe KEK. Nė pėrfundim tė kėtij niveli shkollimi profesional nxėnėsit i nėnshtrohen provimit tė maturės shtetėrore profesionale dhe provimit tė praktikės profesionale tė integruar. Ofron certifikatė tė teknikut (ose menaxherit) nė profesionin pėrkatės, si dhe diplomėn e maturės shtetėrore profesionale. Lejon kalimin nė tregun e punės, nė arsimin e lartė universitar ose nė arsimin post-sekondar.

d) Arsimim teknik (ose menaxherial) nė Nivelin III (ISCED 3A), si bllok i veēantė i orientuar sipas drejtimeve/profileve profesionale tė posaēme (jo pėr tė gjitha profesionet). Ėshtė me kohėzgjatje 4 vjeēare, pas pėrfundimit tė arsimit tė detyruar. Ėshtė ekuivalent me Nivelin IV nė KSHK dhe KEK. Nė pėrfundim tė kėtij niveli shkollimi profesional, nxėnėsit i nėnshtrohen provimit tė maturės shtetėrore profesionale dhe provimit tė praktikės profesionale tė integruar. Ofron certifikatė tė teknikut (ose menaxherit) nė profesionin pėrkatės si dhe diplomėn e maturės shtetėrore profesionale. Lejon kalimin nė tregun e punės, nė arsimin e lartė universitar ose nė arsimin post-sekondar.

e) Arsimim profesional post-sekondar nė Nivelin IV (ISCED 4B), si bllok i veēantė i orientuar sipas profileve specialiteteve profesionale tė posaēme. Ėshtė me kohėzgjatje (1-2) vjeēare, pas pėrfundimit tė arsimit tė mesėm (tė pėrgjithshėm ose profesional). Ėshtė ekuivalent me Nivelin V nė KSHK dhe KEK. Ofron certifikatė tė kualifikimit profesional nė profesionin pėrkatės dhe mundėson kalimin nė tregun e punės.

Qė nga viti shkollor 2009-2010, shkollat profesionale po punojnė me Skelet kurrikulat e rinj tė Nivelit I, tė pėrgatitura nga Agjencia Kombėtare e Arsimit dhe Formimit Profesional (AKAFP), nė 22 drejtime mėsimore. Nė Nivelin e II tė AFP pėr ēdo drejtim mėsimor do tė ketė dy e mė shumė profile qė do tė hapen sipas nevojave tė biznesit.

»ARSIMI SPECIAL

Arsimi special publik ėshtė pjesė pėrbėrėse e sistemit arsimor publik nė Republikėn e Shqipėrisė. Arsimi special publik synon qė nėpėrmjet pėrdorimit tė formave dhe metodave tė veēanta tė sigurojė zhvillimin sa mė tė plotė tė mundėsive tė personave qė paraqesin paaftėsi fizike, mendore ose emocionale, nė pėrputhje me nevojat e tyre dhe kėrkesat pėr njė jetė sa mė dinjitoze. Arsimimi i fėmijėve qė paraqesin nevoja tė veēanta kryhet falas nė institucionet arsimore publike, nėse kjo ėshtė dėshira e prindėrve dhe zgjidhja mė e drejtė profesionale. Shteti merr masa pėr sigurimin gradual tė kushteve tė nevojshme pėr realizimin e integrimit. Pėr fėmijėt, tė cilėt paraqesin nevoja tė veēanta qė nuk mund tė plotėsohen brenda sistemit shkollor, ngrihen klasa dhe nstitucione tė posaēme, ku trajtimi i specializuar bėhet falas. Kriteret pėr pėrcaktimin e fėmijėve qė pėrfitojnė arsimin special vendosen me akte nėnligjore tė Kėshillit tė Ministrave. Pėr kualifikimin e kuadrit tė arsimit special hapen degė dhe kurse specializimi tė veēantė. Pėr ndjekjen dhe studimin e problematikės sė arsimit special krijohen me akte nėnligjore struktura dhe institucione tė posaēme.

PROVIMET E LIRIMIT

» Provimet e Lirimit 2012
» Procedurat e Provimit tė Lirimit 2011

Lėndėt pėr tė cilat zhvillohet PL janė dy: Gjuhė Amtare dhe Matematikė.

PL jepen vetėm me shkrim nė njė ditė tė caktuar.

Nxėnėsi qė nuk arrin tė marrė PL i rijep ato nė sesionin e dytė.

Datat e PL pėr sesionin e parė dhe tė dytė shpallen me udhėzim tė vecantė tė MASH.

» Testet - Provimet e Lirimit 2011
» Provimet e Lirimit 2011
» Programet Orientuese


MATURA SHTETĖRORE

» Matura shtetėrore 2012

» Formulari A2 - Matura Shtetėrore 2012

» Provimi i lėndėve me zgjedhje - Matura Shtetėrore 2012

» Testet dhe skemat e vlerėsimit-Z1Z2-MSH 2012

» Provimi i Matematikės - Matura Shtetėrore 2012

» Provimi i Letėrsisė 2012



» Testet dhe skemat "Gjuhė Shqipe dhe Letėrsi"

→ Gjuhė Shqipe dhe Letėrsi, Artistike e re

→ Gjuhė Shqipe dhe Letėrsi, Gjimnazi 2012

→ Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe, artistike, koreografike, sportive me kohė tė shkurtuar

→ Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe, Gjimnazi Drejtimi Natyror

→ Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe, Gjimnazi Drejtimi Shoqėror

→ Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe, Gjuhėt e Huaja

→ Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe, Pedagogjike

→ Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe, Seksioni Dy-Gjuhėsh

→ Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe, Teknikė Profesionale

→ Udhėzim i Ministrit pėr transportin e maturantėve/kandidatėve gjatė provimit tė maturės 2012



» Njehsimi i Diplomave/Dėftesave



» Matura Shtetėrore 2012

» Certifikimi i Mėsuesve